Java e 21 e superligës nis me disa përballje në mesin e javës, një vonesë në nisjen e kësaj jave për shkak të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në Kosovë. Janë dy përballje që do tëzhvillohen ajo me Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni, një përballje mjaft interesante mes tyre por gjithashtu tepër e rëndësishme për mbarvajtjen e tyre.
Ylli luan në pozitën e vendit të gjashtë ku do të presë në shtëpi Prizrenin e vendit të fundit, pritësit janë me një seri prej tetë fitoresh dhe 12 humbje ndërsa për prizrenasit ka një raport më negativ prej pesë fitore dhe 15 humbje. Ajo që e bën shumë më interesante këtë sfidë është se fitorja është tepër e rëndësishme për të dy ekipet cka do të ndryshonte rrjedhën e tyre të kampionatit. Fitorja për yllin do I pozicionojë ata më lart në tabelë me shpresën përnjë titull në këtë sezon, ndërsa për Prizrenin një shpresë duke qenë se janë të pozicionuar të fundit në tabelë dhe për ta është mjaft e rëndësishme që të kenë më shumë siguri prej zhvillimit të kësaj përballje.
Përballja e radhës e cila është mes Pejës dhe Bashkimit, dy prej ekipeve që kanë dhe një peshë historike sa I përket basketbollit në kosovë do të ndeshen në mesin e tyre për një sfidë e cila do të definojë të ardhmen e tyre. Pejanët vijnë në këtë sfidë të vendosur të pestët në tabelë me një seri prej dhjetë fitoresh dhe të njejtën numër humbjesh, ndërsa prizrenasit janë me 14 fitore dhe gjashtë humbje. Peja me serinë prej tre humbjeve është në kërkim të një thyerje të këtij mallkimi dhe të kësaj ecurie negative duke përcaktuar kështu një trend të rri në lojën e tyre, një sfidë e cila do të shërbejë si kthesë për të ardhmen e ekipit.
Në mbylljen e javës priten dhe dy sfidat e tjera asaj mes Borës dhe Trepces, të cilat luajnë në këtë javë prej vendit të shtatë dhe të gjashtë. Një javë interesante pritet të jetë kjo në përballje që do të përcaktojnë fatin e kësaj pjese të sezonit.