Bayer Leverkusen tashmë ka mundur të gjejë zvendësuesin e Xabi Alonso. Drejtuesi teknik ka mundur të shkëputet pas një periudhe të sukseshme në ekip. E ardhmja e tij tashmë do të jete si drejtues teknik i ekipit në të cilit më heret ka qenë lojtar. Ekipi gjerman ka lëvizur duke bërë dhe zgjedhjen e tyre sa i përket të ardhmes. Ata kërkojnë që në në këtë pozite të jetë Erik ten Hag.
Holandezi është përzgjedhur si zvendësimi më i duhur pas një periudhe të gjatë kërkimesh për këtë pozite. 55 vjecari do e nisë sezonin e tij në 1 korrik 2025. Me një kontratë e cila do te jetë e vlefshme deri në 30 qershor 2027. Sic shihet projekti i tyre synohet të jetë serioz dhe me një qëndrim afatgjatë në ekip.
Udhëtimi i tij në Leverkusen vjen pas një eksperience të tij më Manchester United. Ai mundi të fitojë kupën e Ligës në vitin 2023 gjatë drejtimit. Sukses i cili vazhdoi dhe më tej në 2024 ku ai mundi që të drejtojë ekipin drejt suksesit në Kupën FA gjatë 2024.

Eksperienca e tij në angli kaloi më heret duke u angazhuar me Ajaxin. Duke krijuar një ekip që e udhëhoqi drejt gjashtë titujve. Ekipi beson se me këtë zgjedhje ata do të kenë synime shumë më të larta. Duke sjellë në ekip një trajner i cili ka rekorde në disa kupa ata kërkojnë që ky rekord të vazhdojë më tej.
Qëllimi i tyre është që në sezonin e ardhshëm të sjellin një ekip që ka synime dhe në arenën europiane jo vetëm në atë vendase.