Bayer Leverkusen në kërkim të drejtuesit të rri teknik

Bayer Leverkusen në kërkim të drejtuesit të rri teknik

Edhe pse largimi I Xabi Alonso duket se nuk solli shumë lëkundje në ekip, pasi që drejtuesit ishin njohur më herët me vendimin  e tij. Por, zvendësimi I tij me Erik ten Hag nuk është se vazhdoi në formën e duhur. Duke qenë se vetëm dy ndeshje ishin në dispozicion për të që të sillte dhe një tjetër vendim për shkarkimin e tij. Në më pak se tre muaj në krye të skuadrës nuk është se krijuan hapësirën e duhur për teknikun.

Tashmë klubi gjerman I cili është dhe në startimin e sezonit të rri nuk do të dëshironte të ishte në këtë situatë për shumë kohë. Ndaj dhe hapi I tyre do të jetë për të shfrytëzuar periudhën e pushimit kombëtar për të sjellë në ekip  një tjetër drejtues. Xavi Hernandez është emëri I cili është duke u aluduar përsa I përket një mundësie afrimi në ekip.

Bayer Leverkusen në kërkim të drejtuesit të rri teknik
Bayer Leverkusen në kërkim të drejtuesit të rri teknik

Por, bëhët me dije se në disa forume sportive është theksuar se Xavi ka qenë ai I cili nuk e ka pranuar një rikthim në bankinë. Edhe më herët është përmendur emëri I tij për të marrë drejtimin e klubit deri sa drejtuesit shkuan në zgjedhjen e Ten Hag. Njëherësh është cilësuar dhe Cesc Fabregas si një emër I cili mund të jetë drejtues I klubit. Duket se skuadra gjermane është duke u përballur me një periudhë aspak të favorshme. Në këtë merkato ata humbën një seri lojtarësh të rëndësishëm si: Florian Ëirtz, Granit Xhaka, Jeremie Frimpong, Jonathan Tah dhe Piero Hincapie.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.