Bayern është duke vendosur një rekord të paprecedentë

Bayern është duke vendosur një rekord të paprecedentë

Bayern Munich në këtë sezon nën drejtimin e Vincent Kompany është duke sjellë një formë mjaft të mirë. Ekipi I cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm është duke u shfaqur mjaft dominues në fushën e lojës. formë e cila për bavarezët nuk është parë në harkun kohor të pesë viteve.

Ekipi gjerman me një performancë të jashtëzakonshme ka mundur të zotërojë fitore në 16 ndeshjet e tyre që nga fillimi I sezonit. Me 56 gola të shënuar dhe vetëm 11 të tillë të pësuar tregon se efikasiteti I tyre në sulm këtë sezon do të jetë mjaft potent. Humbja e tyre e fundit daton larg, ka qenë përballja e tyre në cerekfinale të Kupës së Botës për Klube, kundër PSG.

Bayern është duke vendosur një rekord të paprecedentë
Bayern është duke vendosur një rekord të paprecedentë

Që prej kësaj humbje skuadra ka mundur të rruajë një formë si e pathyeshme duke u vendosur bindshëm në këtë sezon. Suksesi I tyre është njëherësh I dukshëm dhe në Champions Ligë ku janë duke mbajtur vendin e parë së bashku me Arsenal.  Janë katër fitoret e tyre në katër ndeshje të luajtura që e vendosin në këtë pozitë.

Kompany së bashku me ekipin duket se kanë vendosur një formë mjaft të mirë duke sjellë kështu një ndryshim në këtë sezon. Seria e jashtëzakonshme e tyre e fitoreve I vendos në pozitë kryesimi dhe në Bundesligë. Një tjetër fitore e tyre do e thellë më tej pozitën si të pathyeshëm në këtë sezon të rri. Bayern shihet si një pretendet dhe në garën europiane.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.