Bayern Munich në këtë sezon nën drejtimin e Vincent Kompany është duke sjellë një formë mjaft të mirë. Ekipi I cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm është duke u shfaqur mjaft dominues në fushën e lojës. formë e cila për bavarezët nuk është parë në harkun kohor të pesë viteve.
Ekipi gjerman me një performancë të jashtëzakonshme ka mundur të zotërojë fitore në 16 ndeshjet e tyre që nga fillimi I sezonit. Me 56 gola të shënuar dhe vetëm 11 të tillë të pësuar tregon se efikasiteti I tyre në sulm këtë sezon do të jetë mjaft potent. Humbja e tyre e fundit daton larg, ka qenë përballja e tyre në cerekfinale të Kupës së Botës për Klube, kundër PSG.

Që prej kësaj humbje skuadra ka mundur të rruajë një formë si e pathyeshme duke u vendosur bindshëm në këtë sezon. Suksesi I tyre është njëherësh I dukshëm dhe në Champions Ligë ku janë duke mbajtur vendin e parë së bashku me Arsenal. Janë katër fitoret e tyre në katër ndeshje të luajtura që e vendosin në këtë pozitë.
Kompany së bashku me ekipin duket se kanë vendosur një formë mjaft të mirë duke sjellë kështu një ndryshim në këtë sezon. Seria e jashtëzakonshme e tyre e fitoreve I vendos në pozitë kryesimi dhe në Bundesligë. Një tjetër fitore e tyre do e thellë më tej pozitën si të pathyeshëm në këtë sezon të rri. Bayern shihet si një pretendet dhe në garën europiane.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.