Bayern ka një plan për të mbajtur Harry Kane në ekip

Bayern ka një plan për të mbajtur Harry Kane në ekip

Bayern Munich ka vendosur që të jetë mjaft I qartë në dëshirën e tyre për të mbajtur më gjatë shërbimin e Kane në skuadër. Edhe pse ka pasur mjaft interes dhe një lëkundje të fortë prej Barcelonës për të siguruar shërbimin e tij. Jo vetëm klubi katalunas por njëherësh dhe një seri ekipesh që e kërkojnë shërbimin e anglezit.

Sulmuesi I cili është bashkuar në kampionatin gjerman gjatë 2023, ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë. Lojtari ka mundur të kthehet në qendër të vëmëndjes falë formës së tij, por njëherësh dhe një ekip I cili I dha mundësinë që të shpalosë më tej. Hapësira e mjaftueshme në ekip ka sjellë një rezultat mjaft brilant duke e bërë të mundur dhe vendosjen e rekordeve mjaft të rëndësishëm me klubin.

Bayern ka një plan për të mbajtur Harry Kane në ekip
Bayern ka një plan për të mbajtur Harry Kane në ekip

Sezoni kalimtar I kalimeve është shndëruar më shumë kërcënues për një transferim të tij. Kontrata e tij e qëndrimit e lidh me ekipin deri në 2027, me një klauzolë që e lejon të largohet në verën e ardhshme për një shumë prej 65 milion euro. Kjo ka ndezur mjaft spekulime të ndryshme në klube të ndryshme europiane që kërkojnë shërbimin e tij.

Kane është në listën e disa klubeve , por burime bëjnë me dije se ai nuk ka ndërmend që të aktivizojë klauzolën e tij të largimit. Kjo për vetë faktin që lojtari ka gjetur një mjedis mjaft të favorshëm për zhvillimin e tij dhe e konsideron si një project mjaft të vlefshëm qëndrimin e mëtejshëm në skuadër.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.