Bayern Munich ka mundur të sigurojë fitoren e tyre të parë në këtë sezon. Ekipi gjerman në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve përballë Chelsea kanë mundur të regjistrojnë një fitore. Me rezultatin 3-1 ata treguan se janë të gatshëm të sjellin në focus një ekip shumë më konkurues në këtë sezon.
Si fillim u deshën 20 minuta lojë që të vinte dhe zhbllokimi I rezultatit në këtë sfidë. Chalobah arrin të shënojë përmes një krosimi të duhur të Olise duke e cuar topin në rrjetë. Ishte pikërisht ky autogol I cili I dha mundësinë gjermanëve të kenë një rezultat në epërsi. Kjo e bëri që Bayern të mos ndalej dhe të kërkonte më tej një epërsi në rezultatin e tyre. Kane arriti të shënojë nga pika e 11 metërisht duke regjistruar kështu një rezultat 2-0.

Por gjatë pjesës së parë në minutën e 29, Chelsea arriti të ngushtojë më tej rezultatin e sfidës. Palmer ishte në vendin e duhur pas një asistimi të Gusto ku mund të kalojë në avantazh. Edhe pse me një diferencë të vogël, pjesa e parë u mbyll duke qenë në avantazh për ta. Rikthimi në pjesën e dytë, tregoi një klub gjerman që ishte shumë më I sigurt në fushën e blertë. Ata mund të siguronin një formë mjaft të mirë.
Mjaftoi një gabim I Gusto, I cili krijoi hapësirën perfekte për Kane që të sillte dhe shënimin e golit të tretë. Ishte kjo pikërisht vendosja e duhur e bavarezëve në një rikthim mjaft shpresues në këtë sezon të rri.



