Bayern Munich ende nuk e ka mbyllur kërkimin

Një tjetër synim për ekipin gjerman në kërkimin që janë duke bërë, ata kërkojnë që të bashkohet me ekipin dhe ylli I inter Calhanoglu, kjo pasi ata jane duke krijuar mjedisin e duhur pas ikjes së Kimmich. Kryesuesit e Bundesligës kanë rënë në kontak me yllin turk që prej verës së shkuar, një merkato e cila nuk shkoi si duhej për ta duke qenë se Calhanogul nuk ishte në gjendje të vendoste nëse do të kishte mundësi të kryente këtë transferim apo jo.

Por, në këtë situatë në prag të një largimi të mundshëm të ekipit të tyre, ata janë duke paraprirë për një blerje të re e cila do të jetë hallkë kyce në ekip. Në shumë media qarkullon një lajm se drejtuesit e Bayern  kanë bërë të gjitha takimet e nevojshme me Inter në lidhje me këtë transferim dhe do të propozojnë për shumën dhe objektiva të ndryshëm që mund të lidhen me këtë transferim.

Ende nuk ka mbaruar kërkimi I yjeve të ndryshme dhe një potësim në tërësi I formës së ekipit, Bayern është në kryesinë e Bundesligës por në Champions League ata kanë shfaqur një performancë shumë më të dobët se në sezonet e tjera ku ata rrezistuan për kualifikimin e tyre deri në minutat e fundit përballë Celltic. Një rifreskim I ekipit me një energji të re është parë e arsyeshme dhe kërkohet shpesh prej të gjithë mbështetëse të ekipit gjerman duke qenë se kjo lloj forme mund të jetë pengesë për të ardhmen. Tashmë Bayern përflitet për tërheqje të tjera në ekip si de Jong I barcelonës dhe Zubimendi I Real Sociedad.