Bayern është duke u ndeshur me një problem mjaft të rëndësishëm sa I përket gardianit të rri në portë. Ekipi I cili ka qenë për një periudhë mjaft të gjatë nën ndirkimin e Manuel Neuer është duke shënuar një fund epoke. Lojtari I cili është pozicionuar me një rekord qëndrimi në portë ka mundur të rinovojë përsëri me Bayern. Por, është përsëri një periudhë e cila do të duhet të rishikojë pozicionimin e tyre në këtë sektor.
Ka kohë që Bayern është duke përgatitur një tjetër periudhë mjaft të rëndësishme për portën e tyre dhe nën këtë pozitë janë disa opsione që ata janë duke synuar. Klubi në tre vitet e fundit ka afruar në ekip tre portierë të rrinj. Blid një prej protaleve më të njohura ka bërë me dije se në listën e Bayern për një përforcim në portën e tyre ka qenë dhe portiëri kosovar Diant Ramaj. Për një periudhë ai ka qenë pjesë e listës së ngushë e cila mund të shërbente si një përforcim për skuadrën gjermane.

Skuadra bavareze dukshëm ka pasur një vlerësim për formën e tij të lojës. Por, njëherësh e ka konsideruar lojtarin me nëj karakter tepër të fortë. Nën këtë ai është I prirur që të marrë më tepër kartona të kuq, cka nuk konsiderohet si një qasje e drejtë prej tyre. Ramaj është transferuar në Borussia Dortmund një vit më herët. Ndërsa aktualisht është duke luajtur në formë huazimi pjesë e FC Heidenheim.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.