Bayern Munich siguron shërbimin e një shqiptari

Bayern Munich siguron shërbimin e një shqiptari

Lisian Thaqi është një ndër talentet shqiptare që ka ndërmarrë një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij.talenti nga Peja e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjen me një ndër klubet më të mëdha të futbollit. Bayern Munich është ekipi ku ai do të zhvillojë fazat stërvitore, kjo falë një projekti të ndjekur për nxitjen e futbollit në moshat e reja.

Ka qenë zhvendosja e tij në Munich e cila është njoftuar përmes agjentëve të tij. Janë pikërisht këto faza stërvitore të cilat mund të shërbejnë kështu për vlerësimin e formës së tij. Talenti shqiptar ka mundur të spikasë më së miri dhe të vendoset kështu is igurt në një mundësi transferimi në ekip.

Është pikërisht një fazë tepër e rëndësishme për të ardhmen e tij. Pasi në këtë periudhe në qoftë se Bayern e cilëson si të duhurin mund të nënshkruajë dhe një kontratë për Thaqin. Lojtari është gjithashtu pjesë dhe e kombëtares U17 të Kosovës.

Bayern Munich siguron shërbimin e një shqiptari
Bayern Munich siguron shërbimin e një shqiptari

Potenciali I tij është I jashtëzakonshëm dhe ka qenë shpesh në qendër të vëmëndjes për një kalim të mundshëm të tij. Ai ka tërhequr vëmëndjen e shumë prej klubeve të mëdha europiane. Por, deri më tani ky është hapi I parë serioz që është duke ndërmarrë. Bayern shpesh ka mundur të sigurojë talente të reja përmes programeve të afrimit.

Nxitja e futbollistëve të rrinj është një ndër pikat kryesore të saj dhe konsiderohet si një hallkë mjaft e fortë që të bëjnë afrime. Një akademi në rritje është gjithmonë një pikë e fortë për secilin ekipi të elitës europiane.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.