Bayern Munich tregohet i bindur për yllin e ekipit

Bayern Munich tregohet i bindur për yllin e ekipit

Dayot Upamecano ishte një prej emrave i cili ngjalli më shumë interes për afrim në këtë sezon kalimesh. Tashmë, ai është shumë më afër një kontrate të re me Bayer Munich. Kjo është duke i dhënë fund zërave të ndryshëm që e lidhin vendosjen e tij në klubin e Los Blancos.

Ishte pikërisht Real Madrid një prej klubeve i cili ishte shumë më.i vendosur për të afruar lojtarin, por jo vetëm. Mbrojtësi francez solli kështu kthimin e vëmëndjes prej shumë klubeve të tjera.

Me një kontratë e cila është duke përfunduar gjatë qershorit, klubi gjerman është duke e menduar blindimin e tij në skuadër. Real Madrid i cili është duke e monitoruar nga afër situatën, e sheh se nuk është e mundur më tej një afrim i tij.

Bayern Munich tregohet i bindur për yllin e ekipit
Bayern Munich tregohet i bindur për yllin e ekipit

Bayern në krahun tjetër është duke e cilësuar Upamecanon si një pjesë e rëndësishme e klubit. Mbrojtja duket shumë më e sigurt me angazhimin e tij, ndaj dhe është cilësuar si një afrim i rëndësishëm.

Me 156 ndeshje të luajtura që prej transferimit të tij në 2021 ai ka sjellë një formë mjaft të mirë. Pjesë e mbrojtjes si një titullar i pazvendësueshëm e ka caktuar si i qëndrushëm dhe i nevojshëm për lidershipi e ekipit.

Java në vijim pritet të jetë tepër e rëndësishme për rinovimin e tij. Vetë lojtari shihet se është në një teren të sigurt atje dhe e vlerëson rritjen e tij në vazhdim si pjesë e rëndësishme e klubit.