Nicolas Jackson është I vendosur në formë huazimi nga Chelsea drejt Bayern Munich. Pritet që qëndrimi I tij të jetë në gjermani dhe pas përfundimit të këtij sezoni. Klubi gjerman ka një klauzolë blerje me sulmuesin për 65 milion euro por që mund ta bëjë të përhershëm për një shumë më të vogël. Chelsea në krahun tjetër duket mjaft e gatshme për të pranuar një shumë më të ulët për të. Kjo do e bëjë që ai të zhvendoset nga londra përherë drejt Bundesligës.

Chelsea me këtë hap që është duke ndërmarrë është duke sjellë kështu një clirim të ekipit nga pagat e lojtarëve. Por, nuk shihet si zgjedhja e vetme duke qenë se do të jenë vazhdimisht në hapin e tyre për të sjellë kështu një reformim në ekip. Jackson në një vendim të tillë duket se nuk është prekur aspak duke qenë se ka qenë dhe dëshira e tij që të qëndrojë pranë bavarezëve përtej kësaj vere.
Po ashtu dhe drejtuesit e klubit gjerman janë shprehur mëse të gatshëm për të pasur më tej në ekipin sulmuesin. Në rast se ata do të mund të sigurojnë një kalim të përhershëm kanë sjellë kështu një kontratë pesë vjecare që do e vendosë atë pjesë të një projekti mjaft të rëndësishëm në skuadër. Forma e tij deri më tani duket mjaft e mirë. Pasi në gjashtë ndeshje që ka zhvilluar me fanellën e Bayern ka mundur të sigurojë një gol. Nuk shihet si I vetëmi kontribut pasi ka dhënë dhe një asistim.



