Bayern përballë Inter në cerekfinale të Champions Ligë

Bayern përballë Inter në cerekfinale të Champions Ligë

Bayern dhe Inter do të përballen në sfidën e parë cerekfinale të UEFA Champions League. Janë dy prej ekipeve që tashmë janë pjesë e traditës së këtij kompeticioni. Më herët në një finale para 15 vitesh Inter arriti ta mposhte me një rezultat 2-0.

Do të bëjmë me dije disa prej informacioneve të rëndësishme në këto përballje.

  1. Me këtë përballje ata shkojnë në përballjen e 10 radhazi. Ka qenë Bayern që ka qenë më dominues me fitoren e pesë nga nëntë sfidave të fundit. Mes tyre ata kanë një barazim dhe tre humbje.
  2. Inter ka humbur në katër nga shtatë ndeshjet e tyre përballë Bayern Munchen. Në të përfshihen dy fitore dhe një barazim. Faza e eleminimit direkt ka qenë shumë fatsjellëse për ta duke pasur mundësi që të kenë fituar.
  3. Real Madrid është ekipi që e ka eleminuar më shpesh Bayern Munich sesa Inter. Inter ka mundur ta skualifikojë dy herë, ku bën pjesë në ekipet që e kanë mundur më shumë se një herë. Në këtë seri përfshihen Barcelona, Chelsea dhe Milan.
  4. Munchen është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në shtëpi. Mes të cilave ka 17 fitore dhe pesë barazime. Me një humbje të largët e cila daton në 2021 e bën të vështirë këtë përballje për kundershtarin.
  5. Inter ka mundjr që në këtë sezon të arrijë një rekord më pozitiv. Në dhjetë ndeshje pa pësuar gol. Kjo i shndëron zikaltërit nën një ekip që është i pandalshëm në këtë sezon në tetë ndeshje nga 10 pa pësuar asnjë gol.
  6. Bayern ka regjistruar nivelin më të lartë të intensitetit në fushën e lojës. Me një koeficient 121.8.