Bellingham ndërhyrje e nevojshme, rikuperim disa muaj

Bellingham ndërhyrje e nevojshme, rikuperim disa muaj

Jude Bellighham është duke përjetuar një sezon mjaft te mirë, por gjendja e tij shëndetësore mund të kërkojë një ndërhyrje. Është tepër e nevojshme që ai të ketë një ndërhyrje sa i përket shpatullës së tij. Ka qenë një dëmtim mjaft i gjatë që i është dashur ta rikuperojë përmes kurimit.

Mesfushori anglez ka menaxhaur dëmtimin e pësuar që gjatë sezonit të shkuar. Sfida me Rayo Vallecano ishte shkaktare e këtij dëmtimi. Por zgjedhja e tij me angazhimin e vazhdueshëm në Real Madrid ishte të mos e bëntë këtë ndërhyrje.

Ishte pikërisht klubi madrilen që kërkoi të kishte një ndërhyrje për këtë problem. Por, arritën në një dakortësi sa i përket se Bellingham shihet si një opsion i rëndësishëm në ekipin e tij kombëtar. Roli kyc në Anglia e bën që ai të ketë mundësinë e një rikuperimi të mëvonshëm.

Bellingham ndërhyrje e nevojshme, rikuperim disa muaj
Bellingham ndërhyrje e nevojshme, rikuperim disa muaj

Vazhdimi i kompeticionit të Euro24 dhe më tej në këtë sezon e shohin tashmë si të pashmangshëm një ndërhyrje për sulmuesin. Në qoftë se ai do të bëjë këtë ndërhyrje do të jetë jashtë fushe për një periudhë dy mujore.

Nëse zgjedh që ta bëjë këtë i shtyrë dhe prej përkeqësimit të mundshëm, ai mund të jetë jashtë Kupës së Botës për Klube. Një ndër kompeticionet më të rëndësishme që mund të mos e ketë të pranishëm anglezin. Por, shihet si periudha më e mirë duke qenë se përgatitet për sezonin e ardhshëm më të rëndësishëm.