Berat Gjimshiti është shndëruar në këtë sezon një ndër pikat më të rëndësishme të ekipit të Atalantës. Pjesë e skuadrës ai ka mundur të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtje dhe të shërbejë në ekip. Shpesh forma e tij është cilësuar si mjaft e mirë duke qenë dhe pjesë e më të mirëve në Serinë A.
Ka qenë kjo një ndikues mjaft I rëndësishëm që të marrë një ofertë për të qenë pjesë e ekipit të Al Rayyan. Për shqiptarin kjo nuk ka qenë e vetmja ofertë e cila vjen nga lindja e mesme duke qenë se ka pasur dhe prej një ekipi tjetër. 31 vjecari duket se nuk e vlerëson një largim të mundshëm nga Bergamo. Ekip ku ai ka dhënë shumë dhe ka kontribuar në suksesin e këtij sezoni.

Gjimshiti ka qenë pjesë e Atalantës që prej 2016 dhe konsiderohet si një pjesë mjaft e rëndësishme e ekipit. Kjo eksperiencë e vendos atë në një zgjedhje që shihet se është mjaft I bindur se një kalim jashtë Europe nuk është mundësi. Shoqëruar dhe me Suksesin në Serinë A, ai duket se është mjaft I vendosur që të jetë pjesë e ekipit I sigurt.
Atalanta që është duke sjellë një ekip të rri e ka vendosur atë në një pikë mjaft të rëndësishme për objektivat e ardhshëm që do të duhet të kryejë ekipi. Deri më tani Gjimshiti duket si një lider në pjesën defensive të skuadrës. Mirëpo ekipi i Lindjes së Mesme ende nuk e ka bërë të ditur ofertën për të. Duke qenë se pretendohet se do të jetë një ofertë e majme mund të kemi dhe një lëkundje të asaj që ai do të duhet të zgjedhë.