Dukagjini është duke pasur një largim tepër të rëndësishëm në këtë sezon, së fundmi është lajmëruar se Hekuran Berisha nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Talenti I cili ishte pjesë e ekipit kishte ndërtuar një profil mjaft të rëndësishëm në ekip. Mesa duket lëvizja e tij pritet të sjellë një ndryshim në karrierën e tij.
Bëhët me dije se ardhmja e tij do të jetë Superioria, ku do të bëhët pjesë e ekipit të Dinamo City. Një lëvizje e cila pritet të shërbejë si një përforcim mjaft I rëndësishëm për Dinamo në këtë pjesë. Është një periudhë ku ekipi do të ketë përfaqësim në europë dhe kërkon të bëjë përforcimin e duhur.

Sulmi mesa duket është një pijë e cila kërkon përmirësimin e nevojshëm dhe me këtë prurje ekipi dëshmon se është duke bërë hapat e parë. Vetëm 19 vjec ai ka spikatur në lojën e tij në Dukagjini. Duke shërbyer më së miri në lojën e tij dhe u shndëruar në një aset për skuadrën. Kontributi I tij ka qenë 11 gola të shënuar gjatë këtij sezoni.
Mesfushori I cili ka një karakter sulmues u bë pjesë e Dinamos me një shumë e cila ende nuk bëhët e ditur. Mirëpo, ekipi I Dukagjinit ende ka 30% të kartonit të tij. Kjo është një dëshmi se e ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur dhe është vërtet një talent I cili është tepër premtues. Lëvizja e tij pritet të jetë një hap I rëndësishëm në karrierën e tij.