Bernard Berisha I cili është vendosur në futbollin rus për një periudhë tepër të gjatë tetë vjecare, ka zgjedhur që të mos vazhdojë më qëndrimin e tij atje. Ai ka mbyllur një kapitull mjaft të rëndësishëm në qëndrimin e tij në Akhmat Gronzy. Mesfushori Kosovar pas një periudhe tepër të gjatë ka dakortësuar me klubin që të shënojë dhe fundin e qëndrimit të tij në këtë klub.
Me 199 dalje të tij në Akhmat dhe shërbimi I 28 golave ai zuri një vend mjaft të rëndësishëm në klubin rus. Kështu ai la një gjurmë mjaft të rënëdësishme ku zuri një vend në historinë e klubit. Si një lojtar legjendar ai ka vendosur që të shkëpusë mardhëniet me klubin, ka qenë klubi I cili e ka bërë të ditur largimin e tij nga ta.

Në një njoftim në rrjetet sociale ai është cilësuar si një futbollist profesionit dhe tepër I talentuar I cili dha një kontribut mjaft të vyer në qëndrimin e tij. Ata e kanë falenderuar ne emër të të gjithë mbështetësve dhe drejtuesve të klubit.
Mbritja e tij në kampionatin rus daton prej 2016 ku si fillim ai u vendos në Anzhi Makhachkala. U desh vetëm një sezon që ai të spikaste dhe të merrte një ofertë nga ekipi I sotëm I Akhmat. Ku u shndërua atje dhe si një figurë tepër e rëndësishme dhe kyce në lojën e zhvilluar. 33 vjecari ka pasur nje eksperiencë të njohur dhe në kampionatet vendase ku ka luajtur me Besën dhe një periudhë të artë në Skënderbeu.