Berisha, vendos fatin ne kualifikimin e tyre në Champions

Ertrit Berisha, vendos fatin ne kualifikimin e tyre në Champions

BK Hacken, klubi i Ertrit Berishës ka mundur të sigurojë fitoren në ndeshjen e fundit. Fitore e cila është e vlefshme për kualifikimin e tyre në fazën e ardhshme të Champions League. Suedezet e arriten këtë fitore të rëndësishme përballë skuadrës belge të Anderlecht. Triumfi i tyre erdhi pikërisht pas ekzekutimit të penalltive. Rezultati i fitores së tyre ishte 4-2.

Në këtë fitore të rëndësishme dhe vazhdim në rrugëtimin e tyre europian padyshim që ishte i rëndësishëm debutimi i Ertrit Berishës. Portieri Shqiptar arriti gë tregojë një formë mjaft të mirë.

Berisha në këtë dalje kishte një formë fantastike ku ishte prezent në pjesën më të rëndësishme të penalltive. Portieri ishte prezent jo vetëm duke pritur një penallti por gjithashtu dhe duke qenë shënues i një prej tyre. Shënimi i tij ishte i penalltisë vendimtare në këtë ndeshje.

Ertrit Berisha, vendos fatin ne kualifikimin e tyre në Champions
Ertrit Berisha, vendos fatin ne kualifikimin e tyre në Champions

Portieri më herët është karakterizuar për ftohtësinë e tij dhe profesionalizmin në realizimin e penalltive. Ishte pikërisht 36 vjecari i cili ishte ndikues duke sjellë kështu shënimin e penalltisë së katërt për të shkuar në eleminimin e Anderlecht.

Berisha është afruar së fundmi me ekipin suedez i cili është angazhuar dhe më herët. Në një periudhë pauze në karrierën e tij ai u vlerësua nga ekipi dhe zgjodhi që të kishte një rikthim. Me këtë tregoi se ishte pikërisht një lëvizje që e vendos në një pjesë mjaft të rëndësishëm në ekipin suedez. Ai ka një karrierë të gjatë dhe kjo e cmon më shumë duke përcjellë më shumë siguri.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.