Frederico Bernardeschi, ka ndarë suksesin e klubit dhe sekretin se si “Zonaj e Vjetër” arrinte të ishte dominuese në Serinë A. Lojtari I cili ka qenë më herët I angazhuar me ekipi bardhezi ka ndarë të gjithë eksperiencën e tij në këtë klub. Në një reflektim të tij ai ka theksuar se ka qenë baza e klubit vlerat që krijuest kanë transmetuar si celës I dominimit mjaft të gjatë të tyre.
Sulmuesi actual I Bolonjës foli në lidhje me periudhën që ai është angazhuar në klub, kohë në të cilën ai u shndërua një ndër figurat kyce. Në deklaratën e tij ai ka theksuar se Juve e përqëndronte thelbin e saj në italianët si Buffon, Bonucci, Chiellini, Marchisio apo dhe Barzagli. Ishin pikërisht lojtarë që mësonin se cilat ishin vlerat e ekipit dhe shërbenin si një udhë ku do të duhej të ndiqej. Ndër të tjera bëhëj e ditur dhe rregullat që do të duhet të respektonin. Pikërisht është kjo pikë një ndër rregullat e suksesit ndër vite të Juventus.

Tashmë, lojtari është zhvendosur në Bologna ku ka gjetur një ambjent mjaft pozitiv atje dhe shihet si një lojtar I rëndësishëm I klubit. Ky rikthim I tij është pranuar dhe prej tij I cili lidhet me dëshirën e tij për t’u angazhuar në Kupën e Botës. Është një përvojë e cila ka munguar për të dhe cilësohet si një mundësi që të jetë në këtë edicion pjesë e kompeticionit. Forma e tij është konsideruar mjaft e mirë dhe ka mundur ta dëshmojë përmes lojës së tij.



