Union Siant Gilloise është duke menduar më tej për një afrim mjaft të rëndësishëm në ekipin e tyre. Skuadra e cila është duke kërkuar për një tjetër prurje të rëndësishme në mesfushë është duke menduar për Besfort Zenelin. Ekipi jo vetëm që e ka në listën e të preferuarëve por ka bërë të mundur dhe një hap të mëtejshëm në këtë afrim.
Mesa duket oferta e tyre e parë e cila është drejtuar ndaj lojtarit është konsideruar si ende e pamjaftueshme nga klubi suedez. Union Saint Gilloise ekipi I cili luan në Champions ka bërë të mundur një ofertë rreth 2.3 milion euro për shërbimin e lojtarit të rri. Ndërsa për suedezët një ofertë e tillë për mesfushorin shqiptar është konsideruar e pamjaftueshme.

Vlerësimi aktual I tij në treg I jep atij një vlerë prej 4.5 milion euro. Po ashtu qëndrimi I tij në klubin suedez është lidhur dhe me tre vite të tjera qëndrim. Mesfushori I cili ka treguar një formë mjaft të mirë ka zhvilluar deri më tani pesë dalje të ndryshme me Kombëtaren Suedeze. Edhe pse me origjinë kosovare zgjedhja e tij ka qenë pikërisht kjo kombëtare.
Në sezonin e fundit ai ka mundur që të vendoset me një tjetër paraqitje mjaft mbreslënëse. Lojtari ka mundur të regjistrojë dy gola dhe po ashtu është bashkuar në tetë asistime të zhvilluara në 27 ndeshje. Janë pikërisht këto statitika të cilat janë konsideruar si mjaft tërheqëse për disa klube të ndryshme europiane.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.