Besiktas ka lajmëruar ndryshme të mëdha në ekip, ndryshime që priten me largime. Ekipi turk kërkon që të ketë një rikrijim të formës së tyre. Rër të krijuar kështu, më shumë dominancë për sezonin e ardhshëm. Në listën që pritet të preket nga këto ndryshime është dhe futbollisti shqiptar Milot Rashica. Futbollisti I kombëtares së Kosovës pritet që të largohet nga skuadra e Besiktas këtë verë.
Kanë qenë pikërisht mediat turke që e kanë bërë të ditur këtë lajm. Ato kanë ndarë informacionin se trajneri Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka përfshirë sulmuesin në ekipin e së ardhmes. 28 vjecari I cili nuk përfshihet në planet e ekipit duket se I ka dhënë fund eksperiencës së tij në turqi. Ekipi I cili po ndërtohet për sezonin e ardhshëm pritet të jetë shumë më konkurues dhe nuk ka gjetur vend për Rashicën.
Mediat turke e kanë cilësuar se fundi I yjeve ka erdhur, duke bërë të ditur se dy prej tyre nuk do të jenë më në ekipin e Besiktas. Bëhët fjalë për yllin e kombëtares së Kosovës por gjithashtu dhe sulmuesin Ciro Immobile. Nga fundi I këtij sezoni ata nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Rashica u bashkua me ekipin e Besiktas në verën e viti 2023, me një kontratë e cila është e vlefshme deri në 2027. Me një formë të shkëlqyer në dy sezonet e shkuara, mesa duket nuk është ende në objektivin e ekipit. Në këtë sezon ai ka mundur të jetë pjesë e 36 paraqitjeve duke shënuar katër gola. Jo vetëm kaq, por dhe nëntë asiste të shërbyera prej tij. Ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e yllit të Kosovës.