Blindohet Tirana, në ndeshjen që do të zhvillohet me Serbinë

Blindohet Tirana, në ndeshjen që do të zhvillohet me Serbinë

Shqipëria ditën e shtunë pritet të zhvillojë ndeshjen e saj të tretë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. E ndodhur në grup me Serbinë ekipi është duke u përgatirur për këtë përballje. Një ndër ato përballje nga mbështetësit e ekipit e cila shihet dhe përtej furbollit. Kjo duke qenë se për shumë persona plaga është ende e hapur për të qëndruar paemocione në këtë sfidë.

Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme është dhe policia e cila shpërndan të gjitha masat që do të ndiqen. Duket se ashpërsia e tyre nuk do të jetë si një takim i zakonshëm i kombëtares. Sfida do të ndiqet prej një serie masash të cilat fillojnë 24 orë përpara zhvillimit.

Blindohet Tirana, në ndeshjen që do të zhvillohet me Serbinë
Blindohet Tirana, në ndeshjen që do të zhvillohet me Serbinë

Prioritët do të jetë siguria në këtë sfidë. Për këtë policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitë e biznesit që janë pranë Arenës Kombëtare do të mbyllin aktivitetin e tyre ditën e premte. Më pas lajmëron se kalimi i tyre do të jetë i ndaluar për mjete.

Siguria e tyre do të jetë dhe sa i lërket transfertave që do të ndjekë ekipi mik. Prej aeroportit deri në stadium dhe më pas transferta e cila do të sigurohet.

Policia ka bërë të ditur që të gjithë të pranishmit në stadium të jenë tepër të kujdeshëm për veprimet e kryera. Duke vënë në dukje të gjitha ato veprime të cilat konsiderohen si vepra penale dhe ndëshkohen. Sfida pritet të zhvillohet ditën e shtunë në oren 20:45.