Botërori 2026 arrin të gjenerojë shumën rekord vetëm 24 orë

Botërori 2026 arrin të gjenerojë shumën rekord në vetëm 24 orë

FIFA zgjodhi që të hapë shitjet për biletat e Kupës së Botës 2026. Vetëm në 24 orë ata arritën të gjeneronin kështu një shumë rekord sa i përket biletave të shitura. Interes të jashtëzakonshëm ka pasur prej mbështetësve ku deri më tani është raportuar nga FIFA se janë 1.5 milion tifozë nga 210 shtet të ndryshme që kërkojnë të jenë pjesë. Regjistrimi i tyre paraprak ju jep mundësi më tej që të sigurojnë një biletë për sfidat që pritet të luhen.

Një kërkesë e madhe sipas statistikave është nga vendet që janë organizuese të këtij kompeticioni. Kanë qenë autoritete që do të sjellin një kompeticion ndryshe ku zhvillohet në tre shtete të ndryshme këtë herë. Shtet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja do të jenë pritës së këtij kompëticioni, kjo ka ngjallur interes të shumë prej mbështetësve që jetojnë atje.

Botërori 2026 arrin të gjenerojë shumën rekord në vetëm 24 orë
Botërori 2026 arrin të gjenerojë shumën rekord në vetëm 24 orë

Skepticizmi ka qenë i madh në lidhje me organizimin në këto shtete duke qenë se kultura e futbollit nuk është shumë e theksuar. Por, një regjistrim historik mendohet se mund të ndryshojë këtë fazë të tyre.

Testi i tyre ne zhvillimin e Kupës së Botës për Klube në SHBA këtë sezon, nuk është se kaloi me sukses. Edhe pse marketingu ishte tejet i madh dhe cmimet u bënë të prekshme nga shumë prej ndjekësve, me shuma minimale. Stadiumet shpesh u panë bosh dhe pa numërin “e duhur” të mbështetësve. Tashmë, statistikat në këtë regjistrim janë duke treguar një tjetër fakt.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.