Botërori I Klubeve, sjell një përballje mes Bellingham-ëve

Botërori I Klubeve, sjell një përballje të vecantë mes Bellingham-ëve

Kupa e Botës për Klube në ndeshjet e saj cerekfinale ka rezervuar një takim mjaft interesant. Real Madrid do të jetë përballë Borussia Dortmund në takimin e tyre. Një përplasje në fushë e cila do të vendosë fatin e skuadrave sa I përket të ardhmes së tyre. Por, ajo që bëhët shumë më interesante është padyshim dhe mundësia e një përballje mes dy vllezërve. Jobe Bellingham së fundmi ka bërë kalimin e tij në Dortmund.

Një lëvizje e cila duket se do të ecë në hapat e vllait të tij që ka bërë të njejtën rrugëtim. Jude Bellingham në krahun tjetër është duke u ndeshur për Real Madrid. Prezenca e tij në fushën e lojës nuk do të jetë në këtë sfidë. Kjo për shkak se dënimi me karton të verdhë e lë jashtë fushe në këtë ndeshje.

Botërori I Klubeve, sjell një përballje të vecantë mes Bellingham-ëve
Botërori I Klubeve, sjell një përballje të vecantë mes Bellingham-ëve

Përballë Monterrey, anglezi nuk pati një përballje të mirë ku u ndëshkua me karton. Me një numër kartonësh prej dy përpara kësaj ndeshje ai pritet të jetë jashtë fushës së blertë. Ndoshta një ndeshje që nuk do të donte të mungonte. Jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka për Ekipin. Por njëherësh dhe për përballjen e tij me vëllain.

Ndeshja e cila pritet të zhvillohet të shtunën do të sjellë një mungesë të derbit mes vllezërve. Por, kjo mund të ishte përballja e parë mes tyre. Pasi gara e tyre në Champions League mund të rezervojë mundësi për takime të tjera. Real do të luftojë për një titull duke synuar kështu të prekë gjysmëfinalen.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.