Bradley Barcolan dhe e ardhmja e tij në PSG

Bradley Barcolan dhe e ardhmja e tij në PSG

Kampionët e Champions League në këtë sezon, Paris Saint Germain pavarësisht se kishin ekipin fitues janë duke bërë ndryshime. Bradley Barcola është një prej yjeve I cili pretendohet se do të jetë larg PSG në sezonin e ardhshëm. Është pikërisht klubi francez I cili ka bërë një përzgjedhje sa I përket lojtarëve të cilët pritet të largohen nga ekipi këtë merkato. Por, mesa duket lojtari nuk është se do të jetë I lirë nga klubi.

Bayern Munich dhe Liverpool janë dy prej ekipeve të cilët kanë drejtuar oferta serioze ndaj klubit francez. Por, Barcolan konsiderohet si pjesë tepër e rëndësishme e klubit francez, duke qenë pjesë e tyre. Janë pikërisht mediat që cilësojnë se drejtuesit e klubit janë plotësisht jo dakort që të ketë një kalim të tij. 22 vjecari ka një seri ofertash pavarësisht se asnjë prej tyre nuk pritet që të konfirmohet.

Bradley Barcolan dhe e ardhmja e tij në PSG
Bradley Barcolan dhe e ardhmja e tij në PSG

Luis Enrique e ka si një pjesë mjaft të rëndësishme të suksesit të tij, cka e vendos në një pozitë të favorshme qëndrimin e tij në ekip. Barcola shihet me një rol mjaft të rëndësishëm në ekipin e sezonit të ardhshëm që është duke u projektuar, kjo e bën që ekipi të ketë marrë një vendim. Largimi I tij konsiderohet si një mision I pamundur pavarësisht se ka pasur një seri ofertash. Me shumë klube të interesuara lojtari duket se do të ketë të ardhmen e tij në francë. Gjatë këtij sezoni ai ishte pjesëmarrës në 58 ndeshje ku pati mundësi të shënonte 21 gola. Kontributi I tij ka qenë padyshim dhe në 19 asistime të kryera.