Bradley Barcolas mund të vendësoë në pikëpyetje qëndrimin e tij në PSG, shkak për këtë është konkurenca. Ekipi francez tashmë ka një konkurencë të frikshme në repartin ofensiv duke e bërë që Barcolas të mendojë pozitën e tij në këtë drejtim. Anësori francez duket se do të ketë një kalim jo të vështirë duke qenë se në kërkim të tij është vendosur Bayern Munich.
Pritet që merkatoja e verës të vendosë më tej për fatin e tij sa I përket qëndrimit në Ligën e Parë. Bavarezët e shohin si një mundësi mjaft të mirë që ai të ketë një transferim në Bundesligë. Me një objektiv tepër të rëndësishëm sa I përket sezonit të ardhshëm, ata do të synojnë këtë afrim. Është pikërisht qëllimi I tyre që në Champions të kenë më shumë konkurencë.

Mesa duket në listë të tyre është Barcolas I cili shihet si një opsion mjaft I rëndësishëm për të shërbyer më tej në ekip. 22 vjecari I cili e pranon se në PSG ka një konkurencë mund të zgjedhë një rrugë të re për karrierën e tij. Është pikërisht një vendim që mund ta cojë atë në një pozitë tjetër qëndrimi.
Sezoni I ardhshëm duket se do të plotësohet me këtë lëvizje e cila shihet si një objektiv tepër I rëndësishëm për të ndryshuar ritmin e tyre të lojës. Ekip I cili do të ketë synime të tjera në arenën eruopiane sezonin tjetër. Kjo pas disa dështimeve që e kanë bërë shumë më të vështirë pozitën e tyre.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.