Drita në sfidën e saj të radhës në Konferencë Ligë arriti të tregojë një formë mjaft të mirë. Gjilanasit të cilët u vendosën përballë Omonias arritën të siguronin një barazim të rëndësishëm në shtëpi 1-1. Pikë e rëndësishme e cila e vendos Dritën në dy daljet e para ende të pathyeshëm dhe me shpresë në këtë kompeticion të rëndësishëm.
UEFA në këtë kompeticion për barazimin e siguruar ka zgjedhur të ndajë një shumë prej 133 mijë euro. Është shuma e dytë që ekipi I kosovës arrin të përfitojë duke e bërë që financat e saj të rriten ndjeshëm. Skuadra e gjilanit siguroi barazimin e dytë në këtë kompeticion ku e bën shumën totale të fituar prej tyre 266 mijë euro.

Hapat që kanë ndërmarrë ata kanë diktuar për një ekip I cili është duke synuar më shumë në aventurën europiane. Po, ashtu ndjekur dhe prej financave kanë mundur të sigurojnë një shumë prej 3.8 milion euro. Drita në të gjithë këtë kompeticion ka mundur të sigurojë shumën dhe me kualifikimin e saj në fazën e parë përzgjedhëse.
Pas këtij barazimi Drita është duke u renditur në vendin e 21 me vetëm dy pikë. Por, përvec se ekipi ka mundur të arrijë një sukses mjaft të vecantë financiar. Është I gatshëm që të kthehet dhe një herë në besimin e duhur se mund të bëjë më shumë. Ata janë duke përfaqësuar futbollin kosovar në mënyrë dinjitoze në arenën europiane.



