Java e 37 e Premier Ligës, solli një ndër sfidat ku dy ekipet që u përplasën ishte dhe Birghton me Liverpool. Ekipe të cilat tashmë e kishin siguruar renditjen e tyre. Liverpool arriti të mbyllë kampionatin e saj këtë sezon katër ndeshje përpara përfundimit. Sigurimi I vendit të parë e lejoj ekipin që të kishte liri të plotë në ndeshjet e fundit. Brighton dhe pse me tre pikë të siguruara nuk bën dot hapin e saj të madh para për një renditje në europë.
Ndeshje e cila nisi me një epërsi të Liverpool, që në minutat e para të lojës. Harvey Elliott arriti të shënojë duke e cuar ekipin e tij në epërsi. Thyerja e akullit siguroi më shumë besim në të kuqtë të cilët ishin totalisht të sigurt për një fitore. Reagimi I Brighton u vonua por ekipi arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 32. Brajan Gruda arrin që të shënojë për ekipin e tij duke shënuar kështu barazimin 1-1.

Si një reth, të kuqtë erdhën sërisht në një gol të realizuar duke e kthyer epërsinë përsëri. Elliott tashmë shërbeu për një asistim duke e cuar në Dominik Szoboszlai, ku u bë I mundur dhe realizimi I golit. Kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin në favor të tyre. Rikthimi në pjesën e dytë prodhoi më shumë raste për Brighton.
Kaoru Mitomas, në minutën e 69 arriti të barazojë shifart duke e kthyer këtë sfidë në favorin e ekipit të tij. U deshën vetëm shtatë minuta që ata të gjejnë kështu dhe golin e tretë të avantazhit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, si një fitore e rëndësishme për Brighton.