Armando Broja në këtë sezon kalimesh duket se ka ngjallur interesin e dy klubeve të mëdha gjermane. Një kalim i mundshëm i tij në Bundesligë është gjithnjë dhe më i mundur duke qenë së Chelsea e ka vendosur në listën e lojtarëve që mund të jenë jashtë këtë sezon. Pikërisht, tashmë është një mundësi e mirë që transferimi i tij të bëhët në një klub të madh europian.
Stuttgart dhe RB Leipzig janë dy klubet gjermane që kanë ngjallur interes për afrimin e shqiptarit. Sulmuesi nuk është se ka qenë aktiv në këtë sezon dhe një mundësi për të pasur më shumë kohë në dispozicion mund të jetë më tërheqëse dhe për të. Kjo e bën që ai të jetë i vendosur dhe si opsion i mundshëm në transferimin e tij.

Sesko dhe Simons larg Leipzig e bëjnë ekipin që të kërkojë kështu një opsion për sulmin e saj. Lojtari është konsideruar si një mundësi mjaft e mirë dhe për këtë e kanë pikasur dhe vendosur në listën e tyre të afrimeve. Në krëhun tjetër është Stuttgart i cili është duke konsideruar një përforcim për sulmin e saj.
Broja konsiderohet si një gjetje në afrimin e tij në këtëo klube. Shuma e tij prej 12 milion euro në transferim e bën që të jetë i preferuar dhe të mos ketë pengesa ekonomike që e ndikojnë këtë largim. Tashmë e ardhmja e tij mund të jetë e vendosur në një tjetër klub europia. Më shumë minuta në lojë pritet të nxjerin një formë më të mirë të sulmuesit shqiptar.