Armando Broja u shfaq në kampion stërvitor të Everton në një formë e cila bëri që të gjitha mediat sportive ta komentonin, një mungesë e tij e përcaktuar prej 10 deri në 12 javë pas një dëmtimi në ligamentin e kycit të këmbës në janar, e ka lënë jashtë për një periudhë tepër të gjatë.
Jo vetëm dëmtimi por një pikëpyetje për fatin e sulmuesit kuqezi ka qarkulluar gjatë në lidhje me angazhimin e tij në këtë sezon duke vulosur se do të jetë pjesë e Everton dhe në rikthimin e tij, pavarësisht se është një huazim I Chelsea.
Në një intervistë Moyes ka shprehur se rikthimi I Armando Brojës ende nuk është I përcaktuar, duke qenë se janë stafet mjekësore ato që janë duke monitoruar për formën e sulmuesit dhe që do të përcaktojnë një rikthim të tij në fushën e lojës. Angazhimin e tij në kampin stërvitor e cilësoi si të mirë por nuk ka dhënë një datë ose periudhë se kur mund të jetë ai prezent në fushën e lojës. Ky dëmtim pritet që ta lejë atë dhe jashtë fushe në përballjen që do të ketë Kombëtarja Shqipëtare në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Sulmuesi është një pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare dhe një mungesë e tij mund të ndihet duke qenë se vjen prej një kampionti tepër të fortë si ai anglez dhe sjell një eksperiencë ndryshe në fushën e lojës.
Një rikthim I mundur sipas Moyes u cilësua pas pushimit ndërkombëtar duke e shuar shpresën e tij për një rikthim në fushën e lojës gjatë dy ndeshjeve të kombëtares gjatë marsit.