Al Ittihad është duke sjellë një tjetër ofertë për afrimin e Bruno Fernandes. Klubi arab është duke ndërmarë një hap tepër të rëndësishëm për të sjellë në ekip si një përforcim lojtarin e Manchester United. Tundimi për kapitenin e ekipit anglez ka ardhur pikërisht si një mënyrë për të sjellë kështu një afrim të mundshëm të tij. Mediat bëjnë me dije se është pikërisht klubi I Arabisë Saudite I cili është I gatshëm për të sjellë për lojtarin një pagë prej 33 milion euro në vit.
Duke mbajtur shiritin e kapitenit dhe duke pasur besimin e Amorim duket se nuk do të jetë tepër e lehtë një marveshje e cila mund të arrihet në këtë afrim. Fernandes më herët në këtë sezon kalimesh e ka bërë të qartë se nuk do të dëshironte një largim nga United për më tepër drejt lindjes së mesme. Por, tashmë është përsëri një insistim prej klubit që kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyre.

Mediat e kanë ngritur në pikëpyetje nëse do të jetë e mundur që të ketë një refuzim të kësaj oferte nga lojtari portugez. I vendosur përballë një zgjedhje në këtë sezon kalimesh ende nuk bëhët e qartë se si do të jetë zgjedhja e tij. Dhe pse më herët ka qenë ai I cili ka refuzuar një transferim drejt arabisë. Tashmë, është një tjetër ofertë dhe një tjetër klub që kërkon për shërbimin e tij. Fernandes ka qenë I qartë ku ka cilësuar se për të nuk ka lidhje oferta monetare por ajo që do të japë në fushën e lojës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.