Bruno Fernandes vendoset në shitje nga Manchester United

Bruno Fernandes vendoset në shitje nga Manchester United

Bruno Fernandes me situatën e krijuar në United është duke ngjallur më tej interesin e disa klubeve të mëdha. Ka qenë fillimisht interesi I arabëve të Al Hilal,I vazhdueshëm cka ka sjellë po ashtu dhe vendimin e United më pas që të pranojë shitjen e tij. Klubi Saudit I cili është duke u drejtuar nga Simone Inzaghi e ka konsideruar si një afrim tepër të rëndësishëm. Afrimi I tij do të jetë një tjetër mbështetje mjaft e rëndësishme për disa yje të tjerë që janë pjesë e klubit. Darëin Nunez, Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic do të kenë mundësi të luajnë krah Fernandes.

Bruno Fernandes vendoset në shitje nga Manchester United
Bruno Fernandes vendoset në shitje nga Manchester United

Fernandes është një ndër lojtarët më kycë në United që nga mbritja e tij në ekip. Lojtari është shndëruar si një lloj barometri konkurrues për ekipin. Kështu dhe një largim I mundshëm I tij nuk është se ka pasur një qasje të njejtë në kampion e kuq. Shumë prej mbështetësve e shikojnë si një hallkë tepër të rëndësishme për të pasur më tepër qëndrueshmëri ekipi.

Por, është oferta e arabëve rreth 80 milion euro që e kanë bërë tepër të nevojshme një lëvizje të tillë. Financat e klubit dukshëm do të kenë një ndikim tepër të madh prej këtij afrimi duke u vendosur kështu në gjendje për të bërë një tjetër përmirësim. Gjatë këtij sezoni ai ka shërbyer me një rol mjaft ndihmës jo vetëm si drejtues por njëherësh dhe nën shënimin e katër golave. Forma e tij është mjaft e mirë për tu konsideruar nga arabët si zgjedhje e duhur.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.