Calhanoglu, rikthehet në përgatitjen stërvitore të Inter

Calhanoglu, rikthehet në përgatitjen stërvitore të Inter

Hakan Calhanoglu mungoi në Kupën e Botës për Klube, një pengesë fizike e la jashtë këtij kompeticioni mjaft të rëndësishëm. Por, mesa duket ka qenë një vendim I cili ka pasur prapaskena dhe solli një vrull akuzash të ndryshme. Emëri I tij u lidh me një largim të mundshëm nga klubi dhe ka pasur një seri ofertash. Por, drejt fillimit të stërvitjes pritet të jetë ai në javën e ardhshme. Mosmarveshjet midis tij dhe kapitenit të ekipit Lautaro duket se janë sheshuar dhe është momenti që të ketë pjesëmarrjen e tij në këtë sezon të rri.

Drejtuesit e klubit kanë pasur një siguri sa I përket qëndrimit të tij në klub. Është konsideruar si një skenar I pamundur realizimi I një largimi sipas tij. Prezenca e mesfushorit duket se do të jetë dhe në këtë sezon 2025/2026 që është duke nisur. Lajmet se kalimi I tij do të ishte drejt Galatasaray janë shumar duke qenë se nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga ana e klubit.

Calhanoglu, rikthehet në përgatitjen stërvitore të Inter
Calhanoglu, rikthehet në përgatitjen stërvitore të Inter

Mesfushori 31 vjecar I ndodhur përballë këtyre fakteve pritet që të nisë grumbullimin me ekipin e Inter. Grumbullimi I zikaltërve nis të shtunën e 26 korrikut ku do të jetë dhe rikthimi I tij në skuadër. Mungesa e një ofertë nga Galatasaray është e lidhur ngushtë me marveshjen që arritën ata me Victor Osimhen. Ekipi duket se është I plotësuar në këtë pikë dhe do të ketë një mungesë të një angazhimi të tillë në skuadër. Deri më tani, turku duket pjesë e ekipit zikaltër dhe kjo do të jetë e ardhmja e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.