Eduardo Camavinga është një prej emrave i cili është lakuar se mund të jetë larg skuadrës së Real Madrid në këtë sezon. Vera e ardhshme mund të jetë periudha e duhur që të konsiderohet i mundur dhe transferimi i tij. Mesfushori francez i cili angazhohet në Real Madrid është duke pasur një formë të qëndrueshmë. Pikërisht, dhe largimi i tij drejt Ligës Arabe është konsideruar si një opsion.
Arabët e kanë vlerësuar prej kohësh fantazistin Madrilen. Edhe pse tentimi për afrimin e tij më herët ka qenë i vështirë. Media të ndryshme e kanë konsideruar se tashmë afrimi i tij mund të jetë më i mundur të zhvillohet.

Francezi prej një periudhë nuk ka qenë si titullar në ekip dhe ka qenë interesi i tij që të sigurojë një pozitë të tillë. Nën listën e teknikëve ai nuk ka pasur aspak bindjen e duhur dhe kjo e ka shtyrë lojtarin që të jetë në kërkim të një tjetër klubi.
Deri më tani janë arabët që mund të jenë bindës jo vetëm me projektin e tij që e vendosin në qendër të ekipit. Por, atq do të jenë bindës për 23 vjecarin me një ofertë e cila pritet të jetë e majme.
Real Madrid duket se do të pranojë kushtet e lojtarit duke sjellë kështu një largim të mundshëm të tij. Dakortësimi i tyre është që të vendosin lojtarin jashtë dhe të hapin më shumë mundësi në afrimin e një mesfushori qëndror. Vera pritet të sjellë dhe një largim të mundshëm të tij.



