Reali mund të shkojnë në kupën e Botës për Klube me një tjetër trajner. Vendimi pritet të ndodhë nga kryesia ku kriza u thellua më tej me humbjen e tyre 3-0 ndaj Arsenal. Ky është një lrej pretendimeve sa i përket këtij transferimi të bujshëm që qarkullon në disa media. Favorit deri më tani për të qenë zvendësues i Ancelottit mbetet Xabi Alonso. Italiani shihet ende si favorit për të qenë drejtues i ekipit në vazhdim.
Alonso ka shprehur dëshirë që të largohet nga Leverkusen në fund të këtij sezoni. Ky vendim mund të shoqërohet dhe me lëvizje nëse ekipi zgjedh të shkojë në kompeticionin e rëndësishëm me një tjetër trajner. Pavarësisht, humbjes së tyre të thellë ata e ruajnë besimin për drejtuesin Italian.
Qëdrimi i Ancelottit shihet si i mundur më tej në ekip. Ai mund të shpëtojë nga kjo vorbull e largimit nëse arrin të ndodhë një mbrekulli në kualifikimin në UEFA Champions League. Jo e vetmja mundësi pasi që ata janë duke qenë kompetitivë dhe në dy kompeticione të tjera.

Carlo Ancelotti mund të jetë përsëri në ekip nëse ai arrin të fitojë Kupën e Mbretit apo dhe La Ligën. Ekipi nuk është në kryesinë e La Ligës dhe dy humbje të përsëritura dhe kjo në Champions mund ta rëndojë më tej pozitën. Reali është një ekip që ka treguar që mund të shndërojë cdo rezultat. Rikthimi i tyre nuk konsiderohet i pamundur në shtëpi.