Alvaro Carreras është tashmë zyrtarisht pjesë e Real Madrid. Lojtari u transferua në Los Blancos me një vlerë prej 50 milion euro. Ekipi që do të përfitojë prej kësaj është dhe Manchester United. Klubi anglez i cili zotëronte kartonin e tij do të ketë mundësi që të përfitojë prej vendosjes së tij në Madrid.
Ekipi ku ai luajti në këtë sezon ishte Benfica. Skuadra e kishte siguruar atë në formë huazimi, ndërsa tani ai siguron kalimin e tij deri në 2031 në Real Madrid. Tashmë është bërë e ditur se nga ky kalim djajtë e kuq do të kenë fitimin e tyre. 20% e fitimit të kapitalit pritet të jetë e Manchester United. Do të zbritet kosto e blerjes dhe tarifa e solidaritetit.

Ndërsa Real me këtë marveshje arrin të sjellë në ekipin e saj një mrbojtje më të fuqishme. Ka qenë kërkesa e Alonso i cili në këtë sezon ka kërkuar që të ketë përmirësim të vazhdueshëm. Më shumë alternativë dhe një ekip që ka një konkurencë të brendshme. Në këtë zgjedhje është zhvilluar dhe ky afrim.
Një ekip që në këtë pozitë ka dy lojtarë si Fran Garcia dhe Ferland Mendy të cilët ende nuk e kanë përcaktuar pozitën e tyre. E vendos ekipin përballë zgjedhjes për të forcuar më tej ekipin e tyre.
Në 68 ndeshje të luajtura në Benfica, ai ka kontribuar në shënimin e pesë golave. Të cilët nuk janë të vetëm duke qenë se ka pasur dhe një kontribut në pesë asiste. Tashmë, Los Balncos do të kërkojnë një përmirësim në vazhdim. Reparti defensiv që konsoderohet i nevojshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.