Chelsea, 30 milion euro në këmbim të shërbimit të Brojës

Chelsea, 30 milion euro në këmbim të shërbimit të Brojës

Armando Broja është vendosur në listën e të arguarve nga Chelsea. Ekipi I cili ka ndërmarrë një hap mjaft të rëndësishëm sa I përket largimeve ka sjellë kështu një seri prej atyre që do të jenë jashtë skuadrës. Sulmuesi shqiptar ka pasur gjithë e më pak hapësirë në angazhimin e tij. Kjo e ka shndëruar dhe ekipin shumë më të vendosur për ta vendosur jashtë skuadre.

Po ashtu së fundmi ata kanë miratuar dhe shumën e cila do të jetë e mundur për të siguruar shërbimin e tij. 30 milion euro është shuma e cila është vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit. Sulmuesi I cili është produkt I akademisë së bluve të londrës ka një cmim I cili për shumë klube është cilësuar I lartë.

Chelsea, 30 milion euro në këmbim të shërbimit të Brojës
Chelsea, 30 milion euro në këmbim të shërbimit të Brojës

Edhe pse lojtari duket se të ardhmen e tij jashtë Chelsea do e kishte të sigurt në një seri ekipesh euorpiane që kanë shprehur interesin. Stuttgart dhe Rb Leipzig kanë qenë ekipet që dëshironin shërbimin e tij. Por, nuk kanë qenë të vetmet pasi interes është shprehur dhe nga Parma dhe PSV Eindhoven.

Por, asnjë prej klubeve pas kësaj shumë të lancuar së fundmi për afrimin e tij nuk do të jetë I gatshëm që të sjellë një shumë aq të lartë për shërbimin e tij. Megjithëse 23 vjecari është cilësuar si një hallkë mjaft e rëndësishme në Chelsea dhe besohet se do të ketë një mundësi në transferimin e tij gjatë këtij sezoni kalimesh. Tashmë, është Chelsea e cila do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në këtë kalim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.