Chelsea drejt marrjes së yllit të Barcelonës

Chelsea drejt marrjes së yllit të Barcelonës

Suksesi i Barcelonës në këtë sezon është i pashmangshëm. Ecuri e cila i vendos ende në lojë në gjysmëfinale përballë Inter në UEFA Champions League. Po ashtu, trofeu i regjistruar në këtë fundjavë e shtyn ekipin katalanas që të krijojë një besim ndryshe. Ata arritën që të mposhtin Real Madrid në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit. Tashmë ata shkojnë më tej me një sezon që nuk ka mbaruar ende për ta. Zgjedhja e tyre padyshim që do të jetë të luftojnë më tej.

Qëllimi i saj është në sezonin e ardhshëm që të shkojë me një ekip i cili është shumë më i plotë. Objektiv mbetet që ata të kryejnë shitje për të realizuar përmirësim të vazhdueshëm. Një transferim i mundshëm mbetet të ngelet lojtari kyc i këtij suksesi. Jules Kounde, i fali fitoren në minutën e 116 të lojës. Një gol i tij e cili e ndihmoi më tej suksesin e tyre.

Chelsea drejt marrjes së yllit të Barcelonës
Chelsea drejt marrjes së yllit të Barcelonës

Tashmë ai ka ngjallur interes dhe në klubin anglez. Chelsea është duke biseduar me ekipin spanjoll për një transferim të mundshëm. Pas suksesit të ndeshjes së fundit, padiskutim që vlera e tij në market do të vijë drejt rritjes. Plot 65 milion euro konsiderohet shuma që ekipi mund të përfitojë në këtë transferim

Duket se udhëtimi i tij në ekipi spanjoll ka mbarruar. Ai është bashkuar para tre vitesh me ta, dhe tani mund të zhvillojë karrierën diku tjeter. Chelsea ka kërluar dhe më herët që të ketë pranë ekipit të tyre sulmuesin e barcelonës. Transferte e cila nuk shkoi si duhet.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.