Ekipi I bluve të londrës do të ketë një pastrim radikal këtë verë. Ata synojnë që të sjellin një formë shumë më të qëndruehsme dhe të arrijnë objektivat e tyre. Në përmirësimi ekipit ata shohin gjithashtu mundësinë e një afrimi të rëndësishëm. Hugo Ekitike shihet si një ndër prurjet më të reaj në ekip.
Sulmuesi I Eintracht Frankfurt, është opsioni që ata janë duke kërkuar për t’u bashkuar në klubin londinez. Është një synim për të shtuar kështu një sulmues të rri dhe shpërthyes në ekip. Realizimi I kësaj transferte është duke u kryesuar prej drejtuesëve të ekipit.

Ekitike është cilësuar si një ndër senacionet më të mëdha në futbollin gjerman në këtë sezon. Vetëm 22 vjec ai ka patur mundësi që të krijojë një rol të rëndësishëm në ekipin e tij. Fuqia e tij në fushë e kombinuar me talentin dhe ekulibrin e lojës, sjellin të realizuara të gjitha arritjet e këtij sezoni.
Ndikimi I tij në fushën e lojës nuk ka qenë vetëm për të diktuar se ata janë të gatshëm për t’u kualifikuar në Champions sezonin e ardhshëm. Por, gjithashtu ka kthyer vëmendjen drejt tij të shumë prej klubeve të ndryshme që dëshirojnë të kenë shërbimin e tij. Me një kosto të lartë operacioni janë pikërisht klubet më të mëdha europiane që sunojnë të afrojnë atë në ekipin e tyre. Afrimi I tij në chelsea ngre dyshime nga mediumet e ndryshme sportive duke qenë se ka një ngjashmëri me Nicolas Jackson. Konfirmime nga ekipi blu nuk ka ende në lidhje me transferimin.