Chelsea shpesh është përfolur për blerjet e saj të cilat janë të shtrenjta dhe këto shifra të kripura shpesh kanë bërë xhiron e rrjetit. Blutë e Londrës kanë bërë të qartë se kërkojnë që të cojnë ekipin në një formë ndryshe dhe janë të gatshëm që të ofrojnë pranë ekipit dy prej yjeve të Real Madird Rodygo Goes dhe Endrick janë dy ofertat që klubi I Premier Ligës ka ndaj Real Madird.
Oferta për dy lojtarët është e gatshme dhe e konkretizuar ku Chelsea është e gatshme të paguajë plot 180 milion euro për këtë transfertë. Një transfertë e kushtueshme kjo për ekipin anglez por që shpesh përflitet se janë të gatshëm të bëjnë investime të tilla në transfertat që ata bëjnë. Në një raport të mëhershëm Chelsea është cilësuar si një ndër ekipet më të shtrenjta të futbollit europian dhe kjo dëshmohet dhe në këtë transfertë që kërkohet prej tyre.
Rodrygo, është vlerësuar me një shumë 100 milion euro dhe shihet si një ndër afrimet e rëndësishme për blutë duke qenë se forma e tij te Real ka qenë tepër e mirë. Një afrim I tillë do e ndihmojë ekipin më tej që të risë performancën e tij në kompeticione. Endrick dhe pse I rri shihet si një ndër talentet braziline më të mira për momentin dhe blutë janë të gatshëm të paguajnë plot 80 milion dollarë për të. Këto afrime mund të shihen si vizionare për klubin blu I cili kërkon të tërheqë talentet më herët për të siguruar një klub në të cilin ata rritën dhe japin rezultatin e duhur.