Sezoni I rri I Premier Ligë pritet të nisë së shpejti dhe është Chelsea e cila ka ndërmarrë hapin e saj të parë duke bërë dorzimin e listave. Janë pikërisht listat zyrtare që pritet të jenë lojtarët e regjistruar për këtë sezon të bluve. Në këtë listë ajo që bën më shumë përshtypje është dhe emëri I Mykhalio Mudryk. Lojtari dhe pse I pezulluar duket se është përzgjedhur nga drejtuesit për të qenë pjesë e skuadrës.
Mungesa e tij në fushën e blertë është që prej ndeshjes së fundit me Arsenal në nëntor 2024. Lojtari I cili është përjashtuar për shkak të përdorimit të doping. Por, nga ekipi është përzgjedhur që ai të jetë pjesë e skuadrës që është prezantuar. Ajo që e bën shumë më interesante të gjithë këtë është pikërisht vendosja e tij në ekip pa një numër fanelle. Duke qenë se më herët ai ka mbajtur numërin 10, I cili tashmë është zënë prej yllit të skuadrës blu, Cole Palmer.

Dhe pse me një numër të vogël ndeshjesh, vetëm 15 të tilla ai arriti të spikasë në sezonin e shkuar. Lojtari mundi të regjistrojë tre gola dhe po ashtu të kontribonte në ekip përmes shënimit të pesë asisteve. Ajo që bëhët e qartë është se Chelsea ka zgjedhur angazhimin e tij për të ruajtur statusin e tij në ekip. Kjo do e bëjë që në pjesën e dytë të këtij sezoni ai të mos jetë jashtë saj. Pikërisht, pozicion që e bën shumë më të qartë këtë zgjedhje dhe e lejon të përfitojë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.