Chelsea edhe pse Kampione e Botës për Klube, ende pa sponsor

Chelsea edhe pse Kampione e Botës për Klube, ende pa sponsor

Chelsea në këtë sezon I cili sapo u mbyll arriti të ketë një formë mjaft të mirë. Blutë e Londrës arritën të sillinin një trofe të rëndësishëm në shtëpi. Vendosja e tyre në krye të Kupës së Botës për Klube, sjell në fokus një ekip I cili do të jetë pretendent në europë dhe për këtë sezon. Por, dhe pse me tituj të rëndësishëm dhe një formë mjaft të mirë ende nuk kanë mundur të sigurojnë një sponsor për pjesën e përparme të fanellës.

Forma e tyre e ka bërë më të thjeshtë dhe titujt e fituar po ashtu. Por, ende të paqartë për të zgjedhur mes ofertave të ndryshme që janë në tavolin. Qëllimi I tyre është që në këtë ofertë të mund të sigurojnë një shumë prej 70 deri në 76 milion euro në sezon. Me këtë shumë ata do të kenë mundësi që të vendosen me një ndër sponsorat më të kushtueshëm në historinë e klubit.

Chelsea edhe pse Kampione e Botës për Klube, ende pa sponsor
Chelsea edhe pse Kampione e Botës për Klube, ende pa sponsor

Nga kjo marveshje pritet që të vijë një mundësi financiare shumë më e përshtatshme për chelsean. Po ashtu dhe vendosja e një serie sponsorësh në tavolinë tregon qartë se ata janë duke u shndëruar në një ekip global dhe ndikimi I tyre është shumë më I madh dhe pas rezultateve të siguruara.

Do të duhen dhe disa javë për të sjellë një ofertë të përfunduar. Drejtuesit janë duke hedhur të gjitha ofertat sipas rëndësive për të shkuar në zgjedhjen e tyre më të mirë. Emri I Chelseas është vendosur në tregun ndërkombëtar të futbollit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.