Chelsea gati lëvizjet para Kupës së Botës për Klube

Chelsea gati lëvizjet para Kupës së Botës për Klube

Chelsea ka nisur përgatijtet e para për Kupën e Botës për Klube, drejtuesit e saj kanë zgjedhur të bëjnë afrime të reja pranë klubit duke qenë se janë në ethet e nisjes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv. Tashmë, blutë janë në djeni të ekipit që do të ndeshen dhe përballja e tyre e parë është me Club Leon një ekip meksikan e cila do të mbahet në datën 16 qershor.

Tashmë ata kanë shuar shpresat për një titull në Pemier Ligë duke qenë se Liverpool ka një diferencë të frikshme për të lejuar ekipet e tjera të ëndërojnë për këtë titull. Fokusi I tanishëm është Champions Ligë dhe një kampionat I cili pritet të nisë shumë shpejt që kërkon lëvizjet e duhura nga blutë.

Tashmë qëllimi I tyre është që në ekip të tërheqin sulmuesin e Leipzig, një figurë që mungon për ekipin Anglez dhe pritet të plotësojë më tej të gjithë figurën e ekipit duke shpresuar për një sukses në Kupën e Botës për Klube. Lëvizjet e merkatos fillojnë përpara nisjes së kampionatit dhe kështu Chelsea shpreson se do të bëjë marveshjen e duhur për të rikrijuar një formë më të mirë të ekipit I cili do të ndeshet në ktë kompeticion.

Qëllimi I tyre final në këtë event sportiv është fitorja, një promo prej 100milion euro janë në lojë për fituesin e saj ndaj ata janë tepër entuziastë për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur me një triumf. Një shumë e cila mund të ndikojë së tepërmi në zgjidhjen e të gjitha problemeve financiare që mund të ketë ekipi anglez dhe një shërbim për një sezon të rri të Premier Ligës.