Chelsea humbi në ndeshje përballë Legia por kualifikohet

Chelsea humbi në ndeshje përballë Legia por kualifikohet

Chelsea ka pësuar një humbje në ndeshjen e saj kthyese përballë Legia Varshavës. Me rezultatin 1-2, ata e humëb ndeshjen e dytë cerekfinale, por kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencë Ligës. Duke e siguruar këtë kualifikim me fitoren e tyre në ndeshjen e parë me një rezultat 3-0. Lonidenzët shkuan shumë më të sigurt në këtë sfidë falë rezultatit të parë.

Loja nisi shpejt me një gol të realizuar në vetëm dhjetë minuta lojë prej Legia Varshavës. Thomas Pekhart realizoi për ta me një gol I cili erdhi nga pika e 11 metërshit. Goli nxiti më shumë ekipin mik për të besuar në një ndryshim në këtë sfidë. Por, barazimi erdhi shumë më shpejt, në minutën e 33 Chelsea arrin të barazojë. Pikërisht, Cucurella realizon nga afërsia pas asistimit të Sancho.

Pas këtij goli Chelsea rikthehet përsëri, Cucurella mundëson një tjetër goditje të saktë. Por, një gol I cili anullohet për shkak se ishte një goditje e konsideruar pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyljet me këtë barazim mes të dy ekipeve.

Chelsea humbi në ndeshje përballë Legia por kualifikohet

Rikthimi sjell një mundësi më të mirë për musafirët të cilët gjejnë mundësinë për të realizuar një gol që në minutat e para të saj. Kapuadi realizoi për ekipin një gol të shpejtë. Gol I cili rezultoi dhe I fundit për këtë sfidë. Ishte pikërisht Chelsea e cila nuk pati një përgjigje për të. Ndeshja shkoi në favorin e ekipit polak duke fituar këtë kthim.

Një fitore aspak e nevojshme për ta që të kualifikohen për në fazën gjysmëfinale. Kështu, Chelsea shkon në mundësinë e vetme në këtë sezon për të synuar një titull.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.