Chelsea kërkon ndryshim sulmi, gati 50 milion euro

Chelsea kërkon ndryshim sulmi, gati 50 milion euro

Forma e Chelsea në këtë sezon nuk ka qenë ajo që kërkohet, të gjendur tashmë në vendin e katërt të tabelës dhe me një pamundësi për të udhëhequr në këtë sezon, ata përgatiten për vijimësinë e sezonit të ardhshëm.

Forma jo e mirë e sulmit është parë si problem i mundshëm i ngecjes në këtë sezon dhe kërkohet që të diferencohen më tej ku të harrojnë këtë pengesë. Drejtuesi teknik ka cilësuar se forma që pritej prej Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku nuk ka qenë e duhura ndaj, londinezët kërkojnë që të kenë një frymë të re në sulm dhe të shohin mundësinë e një transferimi.

Chelsea kërkon ndryshim sulmi, gati 50 milion euro
Chelsea kërkon ndryshim sulmi, gati 50 milion euro

Victor Boniface, sulmuesi 24 vjecar Nigerian është shndëruar në synimin e londinezëve të cilët e kërkojnë në sezonin e ardhshëm pjesë të tyre. Boniface ka pasur një interesin të mëhershëm të disa prej ekipeve të tjera të Premier Ligës si Manchester United dhe klube të tjera por Chelsea është e gatshme të paguajë për vlerën e tij prej 50 milion dollarë.

Në këtë transferim të mundshëm Boniface do të shërbejë si zgjidhje e kësaj pengese për Chelsean dhe do të mundësojë një frymë të re në sulm, ai ka mundur të tregojë agresivitetin e nevojshëm dhe të shërbejë më tej me përqëndrimin e duhur dhe konsistencë në lojën e ekipit anglz. Një rikthim I Chelsea në sezonin e ardhshëm synon që të jetë pretendente për titull dhe shpresojnë për një vend në europë me pozicionin e tyre të deri tanishëm. Sulmi si një ndër repartet që do të duhet për përmirësim është duke u rikrujuar.