Ekipi I Premier Ligës është duke u prgatitur për një seri ndryshimesh rënjësore në ekipin e saj, një seri lojtarësh pritet të largohen nga klubi, ku sipas mediave janë plot dhjetë lojtarë në lista për t’u larguar. Një formë jo e mirë e tyre në kampionatin vendas dhe mungesa e rezultatve ka cuar kryesinë e klubit të ndërmrë një ha drastik dhe I cili duket si një frymëmarrje e re për klubin I cili kërkon një tjetër pamje dhe mundësi për ekipin.
Maresca ka marrë një vendim për largimin e dhjetë lojtarëve nga ekipi që I konsideron si të mundshëm për një lëvizje gjatë verës, dhe I gatshëm për të thirrur në ekip një frymë të re të cilët mund të arrijnë rezultate më pozitive në fushën e lojës. Sterling, Felix, Axel, Nkunku, Fofana janë disa prej emërave të mundur për t’u ;arguar gjatë verës. Ndër të tjera bie në sy dhe emri I Armando Brojës I cili është I huazuar te Everton për të mos qenë më pjesë e ekipit. Përforcime të reja në ekip shihen si të domosdoshme nga Mareca I cili kërkon më shumë rezultate në sezonin e ardhshëm.

Fati I Brojës në sezonin e ardhsëm mendohet se do të jetë La Liga, sulmuesi shtatlartë duket se ka rënë në sy të ekipit të Celta Vigo I cili sheh interes te Broja dhe kërkon që ta ketë pjesë të ekipit të tij. Deri më tani asgjë nuk është konfirmuar por qarkullimi I lajmit në disa media sportive spanjolle e bën një fakt që mund të ndodhë gjatë kësaj vere, Broja ka pasur një angazhim të gjatë në Ligën Angleze dhe një ligë Spanjolle do të jetë një provë për të dhe lojën që është mësuar ai.