Mbritja e Enzo Maresca është konsideruar si një lëvizje e zgjuar e bluve, ku për shërbimin e tij nuk u dëshën million euro. Kalimi I të cilit u bë prej Leicester I kushtoi ekipit të Chelsea vetëm 12 milion euro. Një shifër e cila është konsideruar si simbolike për një trajner I cili ka sjellë dy tituj për Chelsea në këtë sezon. Më herët blutë patën mundësi që të triumfonin në Konferencë Ligë dhe tashmë kryesuan në Botërorin e Klubeve.
Ishte pikërisht një prurje e cila nuk kushtoi shumë për drejtuesit por si shpërblim solli mjaft fitime për klubin. Pikërisht një trajner I cili mund të nxirte më të mirën nga skuadra dhe të ringjallte dhe njëherë lavdinë në Chelsea. Karriera e tij e cila nisi në Ascoli në 2017, dhe më pas pasues ishin Manchester City.

Shërbimi I tij në City ishte si ndihmës I Pep Guardiolës ku më vonë I’u besua drejtimi I Leicesterin në Premier Ligë. Në vetëm pak muaj drejtim të Chelseas ai mund të ndryshonte ekipin duke e kthyer atë në kampion bote për klube. Kjo tregon dhe njëherë për nivelin që ai prezanton dhe synimet e qarta që kishte në drejtimin e skuadrës.
Ekipi në ato fillime ishte një rëmujë dhe detyra e Marescas si fillim ishte të pastronte skuadrën. Mision I cili ishte I vështirë por që arriti t’ia dilte me sukses. Duket se puna e tij më e mirë ka qenë përzgjedhja e lojtarëve. Në një ekip si Chelsea ku konkurenca është e madhe diti më së miri që të afronte të duhurit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.