Chelsea është në përpjekje të vazhdueshme në këtë sezon për të siguruar kështu afrimin e Alejandro Garnachon. Lojtari I cili aktivizohet me Manchester United është konsideruar si një pjesë e rëndësishme e kësaj merkato. Ndaj dhe Chelsea në kërkesën e saj ka dashur që të përfshijë dhe dy lojtarë që janë nga ekipi I saj.
Blutë e londrës janë duke u afruar për të sjellë kështu një pjesë të rëndësishme në këtë sezon. Deri më tani talenti I dalë nga akademitë e Manchester United është vendosur si një hallkë e rëndësishme për të qenë pjesë e tyre. 21 vjecari I cili është nxjerë në shitje nga United, ka ngjallur interesin e tyre.

Garnacho ka bërë një kalim mjaft të dyshimtë në këtë angazhim të tij. Lojtari I cili nuk ka pasur një qëndrueshmëri në zhvillimin e tij në klub ka treguar një rënie. Një prej atyre talenteve të dalë nga academia I cili ëshë ndjekur me një interes të madh. Por, tashmë nuk është më në planet e sezonit të ardhshëm nga Amorim.
Klubi anglez ka zgjedhur që për të të ofrohen 50 milion euro, dhe pse kjo është një shumë më e ulët se kërkesa e tyre fillestare. Nuk është se ka ndikuar në më shumë klube për të kërkuar shërbimin e tij. Ndaj dhe blutë e londrës janë duke kërkuar që të ofrojnë një shkëmbim duke e cilësuar këtë cmim si tepër të fryrë. Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku janë bërë pjesë e ofertës që Chelsea ka dorzuar në këmbim të tyre.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.