Chelsea për verën e vitit të ardhshëm është duke paralajmëruar për disa kalime mjaft interesante. Blutë duket se do të jenë mjaft të gatshëm për të sjellë në ekip ndyrishime të cilat janë paralajmëruar më herët. Sezoni mjaft solid që kanë mundur të zhvillojnë deri më tani në Premier Ligë, ku janë renditur në vendin e katërt I shtyn që të shkojnë më tej drejt përforcimit të duhur në ekip.
Media të ndryshme e kanë konsideruar si një mision të rëndësishëm përforcimin e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, mesa duket nuk do të jetë vetëm kjo periudhe duke qenë se do të kërkojnë më shumë gjatë periudhës së verës 2026. Edhe pse konsderohet ende herët për të shkuar në prurjet e verës, nga klubi ka nisur e gjithë përgatitja e nevojshme për të bërë finalizime.

Deri më tani për emrat që shihen me më shumë interes nga klubi janë, Kobbie Mainoo I Manchester United. Po ashtu në këtë listë është dhe Adam Wharton, që shfaq mjaft interes për afrimin e tij. Por, eksperienca e më hershme me afrimin e Moises Caicedo ashtu edhe Enzo Fernandez të cilat kushtuan më shumë se 100 milion euro ka ngjallur pakënaqësi. Pikërisht, lojtarë që luajnë një rol dytësor dhe klubi blu ka bërë një pagesë të tillë.
Ndër të tjera në objektivat e tyre është konsideruar një tjetër mbrojtës qëndror që do të bashkohet me ta në këtë sezon. Qëllimi I tyre është një përforcim në këtë sektor pasi që janë ndeshur me një mungesë të rëndësishme për shkak të ndërhyrjes që do të kryejë Levi Colwill.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.