Chelsea rikthet në fitore, thyen ngërcin e mëparshëm

Pas përballjes së djeshme me Southampton, Chelsea rikthehet në fitore një ndeshje e laujtur nëkuadër të javës së 27 të Premier Ligës. Nkunku ishte ai I cili arriti që të zhbllokonte rezultatin në minutën e 24, duke realizuar kështu golin e parë. Menjëherë pas saj Southampton pati një mundësi për të cuar shifrat në barazim, por shkoi në një aksion I cili nuk u përfundua drejt portës pas pritjes fantastike të Filip Jorgensen.

Që prej pjesës së parë Chelsea I dha fund kësaj ndeshje duke mundur kështu që të realizojë dhe dy gola të tjerë. Realzimi I tyre që në pjesën e parë I dha mundësi ekipit që të ishte shumë më I sigurt dhe të shkonte drejt pjesës së dytë më I qetë. Ishte minuta e 36 që tashmë roli I Nkunku ishte asisti duke shërbyer kështu për Neton I cili gjeti portën dhe e coi rezultatin 2-0. Për të shkuar më tej me golin e tretë u kujdes Colvill I cili në minutën e fundit të pjesës së parë arriti të realizonte nga një goditje me kokë, pas një asis nga rivënie fundore.

Gjatë pjesës së dytë nuk munguan përsëri sulmet drejt zonës së Southampton duke pasur kështu mundësi që të gjenin portën përsëri me një gol të Cucurellas në minutën e 78 që e cuan rezultatin 4-0. Kjo fitore e nguros tashmë Chelse në top gjashtëshen e kampionatit duke siguruar kështu vendin e katërt në tabelë dhe ka lënë pas Mancester City në vendin e pestë. Një pengesë për topcinjtë e cila është shmangur duke u rikthyer në fitore në Premier Ligë ata sigurojnë kështu besimin për të shkuar më tej gjatë këtij sezoni, ku ecuria e tyre shpesh ka qenë e calë.